Presidenti i Kurdistanit irakian, Massoud Barzani rikonfirmoi sot gjatë takimit të fundit elektoral në Erbil, se referendumi për pavarësi do të zhvillohet të hënën, duke shfaqur domosdoshmërinë për të negociuar më pas me Bagdadin.

“Tashmë referendumi nuk është më në dorën time, as të partive politike, por është në duart tuaja”, u shpreh ai para një turme të konsiderueshme në stadiumin e futbollit të kryeqytetit të rajonit autonom.

“Jemi të gatshëm për një dialog serioz me Bagdadin, por pas 25 shtatorit, pasi tani është tepër vonë”, shtoi ai.

Kreu kurd ka rritur ndjeshëm numrin e mitingjeve popullore gjatë ditëve të fundit. Ai zhvilloi në Kirkouk, Souleimaniyeh, Zakho dhe Dohouk, ku shpalosi të njëjtin qëndrim.