Kandidati i BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari katër vite më parë ia theu hundët ish kryeministrit Gruevski duke i ngritur lartë kontributin e mërgimtarëve të Kërçovës. Ai në tubimin e tij para katër viteve është shprehur se Kërçovën e mbajnë gjallë mërgimtarët dhe ata janë që e mbushin arkën e shtetit.

E kuptoj iritimin tuaj, fokusimin e betejës tuaj politike, por nuk mund të kuptojë fjalorin e vrazhdë të përdorur nga ju për mua dhe popullin tim kërçovarë dhe në veçanti për bashkëqytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit…..Ju z/kryeministër harroni se me ardhjen e tyre dhjetëfishohet buxheti i shtetit. ata jenë pjesë e pandashme e jona. kanë kontribuar më shumë se të gjitha qeveritë për Kërçovën, ata e mbajnë gjallë këtë qytet, e kurrsesi ata që anashkaluan zhvillimin ekonomik të Kërçovës” ka thënë me tone të ashpra Dehari në tubimin e tij.

Ai më tej thotë se Gruevski është munduar vite me radhë artificalisht të ndryshojë popullsinë në Kërçovë me njerëz nga Pusteci e Korça dhe të jep motivimin për lindje të fëmijëve e më pastaj  për t’i përdorur si instrument votues.

Ndryshe Dehari do të jetë sërish kandidat i vetëm shqiptar përballë dy kandidatëve maqedonas në Kërçovë ku me 15 tetor pritet që të ketë fitore bindëse ndaj dy kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-së, pasi siç mësohet diaspora shqiptare do të vërshojë Kërçovën. /TetovaSot/

 

https://www.youtube.com/watch?v=6OaHwcIMVKQ&feature=youtu.be