Cristian Panucci ka vendosur që për sot të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues. Por, ky ndryshim nuk ishte surpriza e vetme e kësaj mbrëmjeje.

Plot 6 lojtarë të cilët do luajnë titullarë kundër Maqedonisë, janë me karton të verdhë. Nëse sot lojtarë si, Kukeli, Lila, Hyka, Roshi, Mavraj dhe Llullaku bëjnë një gabim dhe ndëshkohen, do të humbin mundësinë për të luajtur në transfertë kundër Spanjës.