Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite në seancë duhet ta shqyrtojë informacionin për kërkesat e arritura për mbajtjen e referendumeve në nivel lokal në ditën e Zgjedhjeve lokale – 15 tetor.

Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, për furnizimin e materialit promovues, transportimin e materialeve të besueshme dhe për zgjedhjen e operatorit ekonomik për përkthimin e materialit zgjedhor.

Duhet të shqyrtohen edhe kërkesat e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore – IFES, Ambasada e SHBA-së dhe të OSBE-së, për ndjekjen e Zgjedhjeve lokale.

KSHZ do ta shqyrtojë edhe Raportin për kontrollin dhe vlerësimin e qasjes së vendvotimeve për persona me aftësi të kufizuara, propozim vendimin për plotësimin e planit financiar, si dhe kërkesën për plotësimin e shortit të zbatuar për radhitjen e kandidatëve në fletëvotim për Zgjedhjet lokale në komunën e Zërnovcit, Novacvit dhe Rankovces, për shkak të gabimit gjatë futjes së aplikacionit.