Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urim deri te qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

“Republika e Maqedonisë sot shënon 26 vjet nga dita kur maqedonasit, shqiptarët, romët, truqit, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët u përcaktuan për shtetin e pavarur, Republika e Maqedonisë. Para njëzet e gjashtë viteve ishin vendosur qëllimet strategjike të shtetit të ri qytetar në të cilin gjatë marrjes së të gjitha vendimeve politike, gjithmonë në plan të parë do të jetë qytetari, të drejtat dhe liritë e tij, stabiliteti i tij i tanishëm dhe ardhmëria më e mirë në Republikën e Maqedonisë ndërsa shoqëria ishte definuar si multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale, ndërsa integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë u bë qëllim strategjik prioritar”, thuhet në urim.