Steve Bannon, ish-këshilltari mjaft i diskutueshëm i Donald Trump pohoi sot se do të vijojë të mbrojë presidentin amerikan nga armiqtë e tij, duke sulmuar hierarkinë katolike që favorizon imigracionin nga interesi ekonomik.

I afërt me ‘”alt-right”, lëvizja e ekstremit të djathtë amerikan, Steve Bannon mbajti deri në mesin e gushtin postin e këshilltarit strategjik në Shtëpinë e Bardhë, e trazuar nga ndasi të thella.

Ai iu bashkua stafit të fushatës zgjedhore të miliarderit në mesin e gushtit 2016, duke frymëzuar kandidatin republikan me qëndrime të shumta nacionaliste dhe anti-sistem, përcjell Atsh.

“Unë jam një luftëtar i rrugës… Unë jam një luftëtar, dhe kjo është arsyeja pse Donald Trump dhe une merremi vesh kaq mirë”, u shpreh 63 vjeçari në një pjesë të shkëputur nga emisioni 60 minuta publikuar sot.

Versioni i plotë pritet të publikohet të dielën në CBS.