Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot deklaroi se në rast se është e domosdoshme ajo do të takohet me kryetarin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deklarata e Bërnabiqit pason pas pohimeve në Serbi se ajo nuk do të pranojë takim me ndonjë person “të akuzuar për krime lufte”.

“Në rast se ka nevojë jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj”, deklaroi Bërnabiq për Radiotelevizionin Vojvodina.

Duke u përqendruar në thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm për Kosovën, Bërnabiq theksoi se Qeveria serbe do ta ndihmojë këtë proces, duke formuar grupe të punës me të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në të.

Dialogu i brendshëm serb kushtuar Kosovës pritet të fillojë para mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Ramush Haradinaj dhe Aleksandar Vuçiq të paralajmëruar për në tetor.