Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Veles.

Vizita e kryeministrit Zaev në Veles është me qëllim që drejtpërdrejt t’i njoftojë qytetarët e qytetit dhe përfaqësuesit e organizatave për të rinj me masat qeveritare, siç janë shuma e re e pagës minimale, tarifa e re e energjisë elektrike, mbështetja e punëtorëve me paga më të ulëta për pushim vjetor, si dhe disa masa të cilat kanë të bëjnë me politikat e të rinjve siç janë garancia e të rinjve dhe mbështetja për bujqit e rinj.