Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në kuadër të aktiviteteve gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork sot do të marrë pjesë në Biznes forumin global të Blumbegut, në të cilin do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, gjatë ditës kryeministri Zaev do të ketë takim bilateral me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini dhe me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Kryetari i Qeverisë Zaev do të marrë pjesë edhe në pritjen në organizim të kryeministrit të Kroacisë, me rastin e 25-vjetorit nga anëtarësimi i këtij vendi në Kombet e Bashkuara.