Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot pranoi telegram urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë – 8 Shtatori, nga kryeministri i Republikës së Sllovakisë, Robert Fico.

“Më lejoni në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovakisë t’ua uroj festën e madhe të vendit tuaj. Interesi im personal, dhe në interes së Qeverisë së vendit tim, është që t’i përforcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe bashkëpunimin e përbashkët ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë”, thuhet në urimin me rastin e festës.

Kryeministri Fico në urimin dërguar kryeministrit Zaev thekson se Republika e Sllovakisë është e gatshme plotësisht ta ofrojë përvojën dhe ndihmën e saj në lidhje me aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.