Kryetari i Shoqatës “Andon Janev Qoseto”, Goran Angelov duke komentuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, thotë se hyrja në këtë institucion ka qenë pa asnjë qëllim por i nxitur nga urrejtja e grumbulluar te qytetarët duke vlerësuar se drejtësi për atë skandal duhet të japin edhe deputetët e kryetari i Maqedonisë Gorge Ivanov, njofton Portalb.

“Ndoshta ka anëtarë të shoqatës që kanë sulmuar ndokënd, nuk mund ta mohoj, por ajo nuk është e organizuar. Jam i vetëdijshëm se hyrja në Kuvend është vepër penale dhe do ta mbajë përgjegjësinë për të sepse tashmë e kemi bërë. Unë kërkoj falje për gjërat që dolën nga kontrolli dhe për personat që janë të pafajshëm sepse mllefin dhe emocionet nuk arriti t’i përmbajë askush. Këndimi i himnit, votimi dhe gjuajta nga ana e policit të Zaev i irritoi njerëzit të bëjnë atë skandal. Ku është përgjegjësia e deputetëve? Nëse kërkojmë, të kërkojmë përgjegjësi të madhe edhe nga ata”, tha Angelov.

Në intervistë për “Makfax“, Angelov shoti se nuk ka pasur për qëllim të vrasë e lëndojë askënd dhe se sulmet që u bënë nuk kanë qenë nga patriotët por nga qytetarët e thjeshtë.

“Tash del se ne si shoqatë jemi fajtorët më të mëdhenj të ngjarjeve të 27 prillit. Ne nuk kemi qenë aty si shoqatë. Aty kishte qytetarë të ndryshëm. Tërë faji gjuhet te ne, tek Igor Jug dhe unë. Unë qëndrova si i fundit në Maqedoni. Jam i gatshëm të jap përgjegjësi, sepse i nxitur nga emocionet iu bashkova të tjerëve dhe hyra. Nuk kam sulmuar askënd, as rrahur, nuk kam vjedhur dhe skam bërë diçka të keqe. Ne kemi paralajmëruar se nëse vjen deri në një situatë të atillë se edhe ne do të hyjmë. Nuk shoh këtu organizim, sepse ne atë e paralajmëruam. Në Kuvend u këndua himni shqiptar, deshën të zgjedhin kryeparlamentar të paligjshëm, pa gjithkush që ndjehet maqedonas do të hynte, është normale kjo”, tha Angelov-Qoseto.

Qoseto thotë se edhe kryetari i Maqedonisë ende nuk ka dhënë llogari po për të njëjtën ngjarje, sepse sipas tij edhe ai është përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndryshe, Goran Angellov nga Velesi është mjaft i lidhur me Ilija Dimovskin.

Sa i përket lajmërimit se do të hiqet përmendorja e Qosetos në Shkup, ai tha se nuk do ta tolerojnë të njëjtën.