Pas një sërë zjarresh verore përgjatë bregdetit Adriatik të Kroacisë në disa ditët e fundit në vend u tejkaluan rekordet për sasi të reshjeve, ndërsa për sot është dhënë paralajmërim i kuq për rajonin e qyteteve Gospiq, Rijekë dhe Split.

Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike në qytetet Pazin, Karllovac, Poreç dhe Gospiq, gjatë ditëve të kaluara janë matur sasi më të mëdha të reshjeve prej fillimit të matjeve në vitin 1872. Rekorde në sasitë e reshjeve për muajin shtator janë vërejtur në rajonin e Zarës dhe në ishullin Rab.

Reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut priten sot dhe nesër, ndërsa në Gospiq dhe Ogulin, të cilët ishin vërshuar gjatë fundjavës, meteorologët parashikojnë mbi 40 milimetra shi në metër katror.