Kroacia e ka mposhtur Kosovën, me rezultat 1:0, sot në ‘Maksimir’ te Zagrebit.

Kroacia dhe Kosova u ndeshen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, takim ky që ishte ndërprerë mbrëmë për shkak të shiut të madh.

Kroatët të cilët edhe ishin favorit në këtë ndeshje, e dominuan lojën, edhe pse skuadra jonë në pjesën e parë bëri paraqitje mjaft të mirë.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, kroatët vazhdimisht bën presion drejt portës së Samir Ujkanit, duke kërkuar golin e epërsisë të cilin e arritën në minutën e 74-të më anë te Vida. Kjo është disfata e gjashtë e Kosovës në kualifikimet e ‘Rusi 2018’. Ndeshjen e radhës Kosova e luan të martën mbrëma në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /KosovaPress/