Mbase askush nuk e ka pritur, por Bayern Munchen është duke përjetuar një fillim shumë të keq të edicionit 2017/18. Është trajneri Carlo Ancelotti ai i cili po kritikohet nga të gjitha anët pë stilin e lojës dhe rezultatet negative, derisa edhe polemikat e sulmuesit Robert Lewandowskit po i japin një dorë përkeqësimit të situatës, transmeton Sovrani.info.

Me vetëm 13 pikë nga gjashtë javët e para të kampionatit, ‘Bavarezët’ mbeten prapa rivalëve të tjerë nga ligat kryesore Europiane që kanë nisur rrugën drejt titullit. Bayerni nuk kishte përjetuar një nismë kaq të keqe të sezonit që prej 7 vitetve dhe për koincidenc në atë sezon (2010/2011) kampion ishte shpallur Borussia Dortmundi.

Përkundër të gjitha këtyre të dhenave, trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se e rëndësishme është që skuadra të jetë në formë në pranverë, por nëse hendeku me rivalët e kreut të tabelës vazhdon të thellohet me këtë ritëm, atëherë mbase pranvera mund të jetë shumë e vonshme për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur.