Shkencëtarët kanë ndërtuar një antitrup që sulmon 99%  të HIV-it dhe mund të parandalojë infeksionin në hapat e para të sëmundjes.

Sipas tyre ai është krijuar për të sulmuar tri pjesë kritike të virusit , duke e bërë më të vështirë për HIV-in t’i rezistojë efekteve shkatërruese të tij, njofton “BBC” diten e stome.

Ky zbulim historik ka ardhur si bashkëpunim midis Institutit amerikan të Shëndetit në dhe kompanisë farmaceutike ‘Sanofi’.

Shoqata Ndërkombëtare e SIDA-s tha se ky ishte një “lajm emocionues”.

Eksperimentet  e para me njerëzit do të fillojnë në vitin 2018 për të parë nëse ai mund të parandalojë ose trajtojë infeksionin.

Trupat pritet të luftojnë  HIV –in falë aftësisë së pabesueshme të virusit për të ndryshuar pamjen .