Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, partia e të cilit, Nisma për Kosovën, është në qeveri, ka thënë se pas akuzave të fundit kundër tij për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës, ministri Nenad Rikallo do të duhej shkarkohej.

Sipas tij, qeveria Haradinaj nuk po merr vendime të logjikshme.

“Po të kishte veprime logjike në të gjitha anët ai do ë duhej të shkarkohej. Nuk është logjike, sepse ai do të duhej të vetëshkarkohej, po të kishte logjikë normale”, ka thënë Krasniqi në KTV.

Krasniqi po ashtu ka deklaruar se Nisma i ka dhënë Qeverisë Haradinaj 6 muaj kohë të tregojë nëse është e aftë të marrë vendime të mëdha dhe të punojë në interes të qytetarëve.

Krasniqi ka treguar edhe se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës nuk ishte i dëshiruar për të dhe një pjesë të Nismës për Kosovën.