Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht vendimin, nga ku Gjykata Supreme e Kosovës kërkon që t’i certifikojë tre kandidatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Sipas këtij institucioni, KQZ do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor, sa i përket rastit të Zafir Berishës nga Nisma i cili ishte kandidat për kryetar në Prizren, sikurse edhe të Hazbi Bajrës, kandidat nga LDK-ja për anëtar të Kuvendit Komunal në Istog, dhe Milazim Xanit, kandidat i “Nismës” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

“Pas pranimit të vendimit, KQZ-ja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor. Për këtë do t’iu mbajmë të informuar”, ka thënë për Express, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

Gjykata Supreme e Kosovës, ka thënë se KQZ-ja obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.