Këshilli qendror i RDM në seancën e mbrëmshme e ka pranuar propozimin e LSDM-së për koalicionim në zgjedhjet lokale, kumtoi partia.

Në diskutimet, siç thonë nga RDM, është vlerësuar situata e përgjithshme politike në vend dhe nevoja për vazhdimin e proceseve reformuese, përmes bashkimit të forcave.

Vendimi përfundimtar për veprimin e RDM në zgjedhjet lokale do të merret në konventën partiake që është caktuar për nesërmbrëma.