EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për kërdo që do të japë informacion lidhur me autorët e vrasjes së doganierit lituanez, Audrius Senaviciusit

Doganieri u vra në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.

Në faqen zyrtare të EULEX, shkruhet ajo që mund të duket e parëndësishme apo e dhënë e vogël mund të jetë informatë shumë e rëndësishme për hetuesit.

EULEX-i vë në dispozicion numrin +381 38 284 181 për këdo që ka informacione ose ta vizitojë faqen tonë të internetit http://www.eulex-kosovo.eu/ për më shumë informata.

Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai.

“Audriusi bëri sakrificën sublime. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbën një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo informate që të paraqitet”, theksoi Papadopoulou.