Ushtria e Koresë Jugore ka kryer sot stërvitje ushtarake me municion të gjallë duke simuluar një sulm ndaj zonës së testit bërthamor të Koresë Veriore.

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Seulit kanë thënë se ushtrimet u kryen me qëllim që të paralajmërohet Peniani, i cili dje e testoi një bombë hidrogjenike, transmeton Express.

Forcat Ajrore të Koresë Jugore përdorën aeroplanë luftarakë “F-15K” për të hedhur bomba gjatë këtyre stërvitjeve.

Po ashtu, gjatë këtyre stërvitjeve janë përdorur edhe raketa balistike “Hyunmoo-2”, të cilat u shkrepen nga bregdeti lindor i vendit.

Stërvitjet ishin tregim i forcës si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj testit të fundit bërthamor të Koresë Veriore.

Dje, regjimi i Kim Jong Un pohoi se me sukses e ka testuar bombën hidrogjenike. Ky ishte testi i gjashtë bërthamor i Koresë Veriore që nga viti 2006. /Express/