Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer një test bombe me hidrogjen, duke e shpallur  atë si “një sukses të plotë”.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar imazhe që shfaqi udhëheqësin Kim Jong-un duke nënshkruar urdhrin për të kryer testin bërthamor.

‘Test ishte më i madh se bomba e Nagasaki.’

Vlerësimet e menjëhershme mbi madhësinë e shpërthimit të së dielës, kanë ngritur alarmin, duke thënë se bëhet fjalë për bombë 100 kilotonë.

Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN, përcjell Syri.net.

Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit, duke ngitur kështu dyshimet e para për test bërthamor.

Në krahasim, bomba e hedhur nga SHBA-ja në Nagasaki në gusht 1945 ishte rreth 20 kilotonë.

North Korea announces it has successfully tested a hydrogen bomb

JUST IN: North Korea has successfully tested a “hydrogen bomb” for its intercontinental ballistic missile (ICBM), state TV announced. Follow live updates: http://cnn.it/2gugRJo

Gepostet von CNN International am Samstag, 2. September 2017