Policia e Tiranës ka bërë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë.
Kontrollet janë bërë nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Shqiponjat.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar në ambientet e Policisë Tiranë, 23 persona për verifikim.
Janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze.
Është sekuestruar një pistoletë neutralizuese.