Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë, menjëherë pas zgjedhjes së Kadri Veselit si kryetar parlamenti, se zgjedhja e tij është zhgënjyese, njofton Klan Kosova.

Konjufca, por edhe deputetët e tjerë të opozitës, dolën nga salla menjëherë pas zgjedhjes së Veselit kryetar.

Veseli është rizgjedhur kryetar me 62 vota pro, ndërsa kundër kanë votuar 52 deputetë.