Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar sot pakon e ndihmave prej 15 miliardë dollarëve për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani, dhe ka marrë vendim edhe për ngritjen e limitit të borxhit dhe vazhdimit të financimit qeveritar deri në fillim të dhjetorit.

“Dhoma Përfaqësuese sapo votoi për dërgimin e ndihmave esenciale viktimave të uraganit Harvey. Stacioni i ardhshëm? POTUS”, shkruan presidenti i Dhomës Përfaqësuese Paul Rayan në Twitter, duke aluduar në presidentin amerikan Donald Trump.