Me rastin e 20 viteve nga themelimi, Agjencia për audio dhe shërbime audiovizuale dhe mediale (AASHAVM) sot do të mbajë konferencë me trupat rregullatorë për media nga Kosova, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia.
Qëllimi i konferencës është të ndahen përvojat dhe dituritë për më shumë tema, të cilat janë aktuale jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, duke filluar nga pluralizmi i pikëpamjeve, përmes standardeve profesionale deri te arsimimi medial, informoi AASHAVM.