Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka vazhduar largimi i mbeturinave rreth kontejnerëve në Fushën e Pajtimit.

Ahmeti ka publikuar fotografi se ka qenë para pastrimit dhe si është tani, por ai ka thënë se këto foto i ka publikuar për të ngritur vëmendjen rreth hedhjes së mbeturinave në vende joformale apo jashtë kontejnerëve

Postimi i plotë:

Drejtoria e Sherbimeve Publike ka vazhduar me pastrimin e mbeturinave rreth kontejnerëve. Foto te Fusha e Pajtimit. Nuk po i postoj këto foto për punët e komunës por edhe për te ngritur vëmendjen rreth hudhjes së mbeturinave në vende joformale apo jashtë kontejnerëve. Falenderojmë të gjithë për bashkëpunimin.