Këshilltarët e komunës së Gjevgjelisë sot në një seancë të jashtëzakonshme me 11 vota “për” dhe katër “të përmbajtur” e votuan vendimin për shpalljen e referendumit për vendosjen e emigrantëve në territorin e komunës së Gjevgjelisë.

Vendimi i propozuar nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së u mbështet prej 11 këshilltarëve të kësaj partie, ndërsa katër këshilltarë të LSDM-së votuan të përmbajtur. Katër të tjerët e braktisën seancën.

Pyetja për të cilën do të deklarohen qytetarët e Gjevgjelisë është “Nëse jeni për ose kundër vendosjes dhe integrimit të emigrantëve në territorin e komunës së Gjevgjelisë” dhe për këtë do të votohet më 15 tetor gjegjësisht së bashku me mbajtjen e zgjedhjeve lokale.