Kompania “Feroinvest” e zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ka marrë tender në vlerë prej 2.6 milion euro në ELEM-in shtetëror. Sipas dokumenteve që u shfaqën në media, bëhet fjalë për vendim për prokurimin e shiritave transportues të gomës, për Kombinatin TEC “Manastiri”, për prokurimin e të cilit është formuar konsorcium nga “Feroinvest” dhe “Ozerband” nga Turqia, që duhet të lidhin një marrëveshje me vlerë mbi 140 milionë denarë, shkruan Alsat-M.

Nga ELEM-i i Maqedonisë mohojnë se është nënshkruar kontrata. Ata shpjegojnë se për këtë tender deri tani janë organizuar dy ankande, por ato janë anuluar pas ankesave nga pjesëmarrësit e tjerë në ankand. Kjo do të thotë se javën e ardhshme do të ketë një ankand të ri për këtë tender.

Zv/kryeministri Angjushev deri tani shkurtimisht është deklaruar për këtë rast. Ai nuk sheh asgjë kontestuese me tenderin shtetëror, duke thënë se në qoftë se ai ka funksion në qeveri, kjo nuk do të thotë se ai duhet t’ia vë drynin kompanisë “Feroinvest”, kompani nga e cila ai u tërhoq nga posti i drejtorit.