Një modele e bardhë e cila ka shpenzuar më shumë se 50 mijë funte për kirurgji plastike për të rritur gjoksin e saj, thotë se ajo tani identifikohet si një grua e zezë.

Martina Big, 28-vjeçare, ka përdorur injeksione për rrezitje për të errësuar ngjyrën e saj të trupit.

Në një emision të fundit ku ajo ishte e ftuar, tha: “Unë jam krenare që kam lëkurë të zezë”.

“Unë jam e zezë, kjo është raca ime. Me mezi pres të shkojë në Afrikë sepse dëgjoj se ushqimi është i shijshëm”, tha tutje ajo.

Martina kishte operacionin e saj të parë në vitin 2012 dhe tha se fillimisht donte të dukej si një Barbie.

Ajo tha: “Dua të dukem si një barbie me flokë të gjata bjonde dhe këmbë të gjata”.

“Unë shikoj Pamela Anderson dhe dua të dukem si ajo. Më pëlqejnë format e saj”.