Një hirushe e vërtetë ka treguar se nuk i ka pasur gjithmonë flokët kaq të bukura, pasi pranoi se dikur vuante nga gjendja e rrallë shëndetësore e quajtur ‘alopecia’.

Anastasia Sidorov tani ka pamje të pabesueshme në moshën 23 vjeçare, me flokët e saja të gjata dhe të mrekullueshme.

 Por, ajo tregoi se në moshën 18 vjeçare ajo vuante nga rënia e flokëve, transmeton Gazeta Express.

Shërimi i saj shkoi me aq shumë sukses sa që tani ajo është bërë një modele për shamponin Pantene, duke u shfaqur në shumë revista ruse.

Në faqen e saj në Instagram, ajo tha: “Sot e mata gjatësinë e flokëve të mia për herë të parë. Kurrë nuk jam brengosur për këtë, por më bënin shumë pyetje. Kështu, gjatësia e flokëve është 106 cm”.

Se si duket ajo me flokët e saja të bukura, mund t’i shihni fotot më poshtë: