Një nga krijuesit e lojës dikur punonte për Hilary Clinton.
Loja më e famshme aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ‘Secret Hitler’ lojë e cila është shitur e gjitha në të dy seritë e prodhimit të saj. Një nga krijuesit e lojës dikur punonte për Hilary Clinton.
Loja luhet nga pesë ose dhjetë persona dhe objektivi është të ndihmosh ose të rrëzosh nga pushteti Hitlerin. Një nga pjesëmarrësit është pikërisht Hitleri sekret. Në territorin amerikan janë shitur të gjitha mostrat e kësaj loje në serinë e dytë të prodhimit të saj. kjo sipas mediave edhe falas rritjes së numrit të supremacistëve të bardhë pas zgjedhjes së Donald Tramp si president i vendit.
Lojtarët që marrin pjesë ndahen në liberalë dhe fashistë, dhe të parët duhet të arrijnë të miratojnë pesë ligje demokratike ose vrasjen e diktatorit. Fashistët duhet të arrijnë të miratojnë gjashtë ligje fashiste ose të zgjedhin Hitlerin si liderin e vendit. Loja nuk ka asnjë shenjë që simbolizon nazizmin dhe asnjë lidhje me Holokaustin. Gjë që i lejon lojës të shitet dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të fundit loja po fiton të njëjtin sukses si librat e historisë për lëvizjet totalitare, të cilët pas zgjedhjes së Trump si president kanë rritur shitjet. Krijuesit e lojës në reklamën e tyre shkruajnë se nëse dikush mendon se nazizmi nuk është i bukur atëherë duhet t’i shkruajë Shtëpisë së Bardhë.
Mes krijuesve është dhe Max Temkin i cili më parë ka punuar për fushatën elektorale të Hilary Clinton.
Për momentin loja “Secret Hitler” nuk është vënë ende në shitje jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës por në versionin online kushdo mund ta luajë