Sot njihen si dy nga femrat më të bukura të ekranit.

Por, motrat Vjollca të tilla nuk kanë qenë gjithmonë, sidomos në fillimet e tyre në televizion, shkruan lajmi.net

Ato të dyja kanë ndryshuar shumë nga operacionet plastike, por, duhet theksuar se tek Marina ndryshimi më i madh, për të mos thënë i vetmi, vërehet vetëm tek buzët, që tashmë i duken më të fryra.

Ndërsa, Luana është ajo e cila ka ndryshuar pothuajse totalisht fytyrën dhe trupin e saj.

Hunda e rimodeluar, buzët e fryra dhe gjoksi janë disa nga ndryshimet e bëra, madje edhe rimodelimi i vetullave mund të hyjë në këtë listë.

Të paktën, kështu vërehet nga një video e bërë në vitin 2011, ku Luana nuk njihet fare, nëse e krahasojmë me atë të sotshmen!