Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki e ka konfirmuar se do të largohet nga Kombëtarja pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës
Bunjaki tha se do të drejtojë Kosovën edhe tre ndeshje, pastaj do të largohet, por që insiston se mund të vazhdojë në ndonjë projekt tjetër me Kosovën.
“Po, unë do të largohem pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës. Pas ndeshjes me Finlandën do të kem vetëm edhe dy ndeshje tjera në krye të Kosovës”.
Ndeshja e fundit e Bunjakit me Kosovën do të jetë më 9 tetor, kur Kombëtarja jonë do të luajë në udhëtim ndaj Islandës, ndërsa para saj do të luajë edhe ndaj Finlandës dhe Ukrainës.