Ministri i Punëve të Jashtme të Kirgizisë, Erlan Abdildajev ka thënë se pozita e vendit të tij lidhur me Kosovën mbetet e palëkundur dhe se “ajo nuk do të ndryshojë pa marrë para sysh epilogun e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Kirgizi”.

Kështu pohon rts t’i ketë thënë ai shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçqit gjatë një takimi të tyre në Nju – Jork.

Ata me këtë rast kanë biseduar edhe për “marrëdhëniet tradicionale të mira ndërmjet dy vendeve”.