Kina i ka bërë sot thirrje Japonisë që të mos vendosë sanksione të njëanshme kundër Koresë Veriore, pas lansimit të raketës verikoreane mbi territorin japonez.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Kinës.

Ministri Vang Ji dje tha se sanksionet e njëanshme nuk janë në pajtim me frymën e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, dhe se nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe se Japonia nuk duhet të ndërmarrë vendime të gabuara.

Ai shfaqi shpresën se Japonia do të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, me ripërtëritjen e besimit reciprok dhe ndërtimin e miqësisë në vend se të mendojë për tema të padobishme.

Lansimi i raketës balistike të Koresë Veriore të martën ka nxitur frikë dhe ka rinisur debatet në Japoni për politikën e mbrojtjes dhe pacifizmin.