Nga Weslwy Pruden

Kim Jong-un mund të jetë “një fëmijë i çmendur bullafiq”, me një prerje “idiote” flokësh, por ai është duke bërë atë që as i ati dhe as gjyshi nuk mundën . Me armët bërthamore gati për “lojë”, Kim po frikëson mjaftueshëm Perëndimin , sa për të filluar të mendojnë se duhet të  bëjnë diçka në lidhje me këtë fëmijë të rrezikshëm.

Burime të besueshme nga Inteligjenca vlerësojnë se Koreja e Veriut posedon tanimë tetë armë bërthamore, por nuk ka gjetur ende një mënyrë për t’i cuar përtej Detit të Japonisë, edhe pse është dukë u përpjekur vazhdimisht. Ata duhet të përcaktojnë përmasat e bombës dhe peshën e menaxhueshme përpara se një raketë ndërkontinentale të mund të arrijë bregdetin e Kalifornisë.

Ajo që dukej absurde vetëm disa vite më parë mendohet se do të jetë së shpejti “kutia e preferuar e lodrave” e një fëmije të çmendur. Dështimi i provave bërthamore në fillim, e bënte të lehtë për ta tallur, por Kim dhe shkencëtarët e tij, që besohet të jetë duke punuar me ndihmën e Iranit, janë duke shkuar drejt anëtarësimit të plotë në klubin e “kombeve bërthamore”

Kim duket se ka trashëguar ambiciet brutale dhe marksiste të babait dhe gjyshit të tij, por pak nga vlerësimet e tyre racionale.

Një dezertor i kohëve të fundit nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se “Kim Jong-un është një njeri që bën veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale.”

Ai urdhëroi që xhaxhai dhe gjysmë-vëllai i tij të vriteshin sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij. Kim e di se nëse  regjimi rrëzohet , ai do të shkojë poshtë me të. Kjo është mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori është shoqëruesi i i vazhdueshëm i diktatorit që “fle me kamxhikun nga njëra dorë dhe armën nga tjetra”.Kim bën një jetë të qetë dhe luksoze në Phenian,  me një dietë të pasur ushqimesh të importuara, ndërkohë që miliona bashkatdhetarët e tij vdesin nga uria.

Megjithatë, një kërcënim i vërtetë qëndron prapa këtyre kërcënimeve dhe mburrjeve  argëtuese. Admiralin Scott Swift, komandanti i Flotës amerikane të Paqësorit rrëfeu për “NBC News” se zyrtarët amerikanë janë veçanërisht të kujdesshëm ndaj kërcënimeve të fundit të Kim Jong-un për të goditur një nga qytetet amerikane me bombë bërthamore.

“Ata kanë aftësinë bërthamore – thotë admiral – Kanë treguar se e kanë. Shqetësimi aktual është nëse do t’ia dalin të ndërtojnë edhe pjesën e fundit të raketës bërthamore.

Por në qoftë se presidenti kinez  nuk mund ta bëjë Kim  “të vijë në vete” dikush tjetër do të duhet të ndërhyjë, dhe shumë shpejt. Edhe pse mund të duket e frikshme ta mendosh, më besoni është shumë më e frikshme të mos bëjmë asgjë.

/Përshtati nga Washtington Times – Syri.net/