Bashkë me uraganin Irma, i cili ka shkaktuar vdekjen e mbi 14 personave, ka ardhur edhe uragani tjetër i fuqishëm Hose që aktualisht ka arritur në kategorinë e katërt.

NHC paralajmëron se Hose mund të bëhet ende më i fuqishëm në 24 deri 36 orët e ardhshme, ndërsa janë regjistruar erëra me fuqi deri në 200 kilometra në orë.

Sipas modelit aktual të lëvizjes, Qendra nacionale amerikane për uragane NHC ka bërë të ditur se Hose pritet të godasë pjesën veriore të Porto Rikos.

Ishulli Barbados, i cili është shkatërruar nga uragani Irma, mund të goditet po ashtu nga Hose dhe ndodhet në gjendje gatishmërie.