Me moton “Çento, ti do jesh i pastër”, të shtunën, më 23 shtator 2017, banorët e lagjes Çento dhe fqinjët e përgjegjshëm do të lëvizin me gisht dhe do të kujdesen që kjo pjesë e qytetit të shkëlqejë me shkëlqim të plotë.

Aksioni për zbukurimin e lagjes Çento do të fillojë saktë në mesditë, në pjesën te ndërtesat te stacioni i fundit i autobusëve të linjës së autobusit 45.

Esenca e nismës qytetare “Lëviz me Gisht” është të shkaktojë aksion për inkuadrim aktiv të individëve, të shoqatave dhe të kompanive dhe ta theksojë kontributin e tyre individual në realizimin e rezultateve të mëdha me interes shoqëror.

Ky pastrim i të shtunës rreth ndërtesave në Çento te 45-ëshja e fundit u iniciua nga Aneta, banore e Çentos, e frymëzuar nga aksioni i realizuar me sukses i pastrimit dhe zbukurimit të komunës Aerodrom në korrik të këtij viti. Aneta është një nga iniciatorët kryesorë dhe lëvizës me gisht e cila e ndërmerr organizimin dhe realizimin e këtij evenimenti dhe së bashku me fqinjët e vet do të përkujdeset që mëhallën e vet ta shndërrojë në vend më të bukur për jetesë për të gjithë.

Si zbukurim plotësues i hapësirës dhe rikujtues për mirëmbajtjen e ambienti të pastër do të mbesë arti i artistit grafik Drash, i cili këtë aksion do e pikturojë në një nga ndërtesat në rrethinë. Në rast se na bashkëngjiteni në aksion, do të keni mundësi të shoqëroheni me udhëheqësin Marko Noveski dhe me një pjesë të banorëve të lagjes Çento.

Më shumë informacione për iniciativën Lëviz me Gisht janë në dispozicion në www.mrdnisoprst.mk dhe faqen Facebook https://www.facebook.com/MrdniSoPrst/