Marrëveshja e mbrëmshme mes koalicionit PAN dhe AKR-së i hap rrugë formimit të institucioneve të Kosovës, emërimit të kryetarit të Kuvendit e më pas edhe formimit të Qeverisë. Por, gjithashtu hapen vende edhe për deputetë të rinj, që do t’i zëvendësojnë ata të cilët “transferohen” në ekzekutiv.
Kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR është Ramush Haradinaj.
Si deputet i zgjedhur, Haradinaj në momentin që merr postin e kryeministrit ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota.
Në këtë rast Haradinajn do ta zëvendësojë Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9.578 vota.
Edhe partisë Nisma për Kosovën do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.
Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zë po ashtu një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9.234 vota.