Të brengosur nga situata aktuale në aktivin e BDI-së në Kumanovë, në të cilin, në prag të zgjedhjeve, lakohen emra për shefa shtabesh dhe për këshilltarë në këshillin komunal jashtë çdo procedure statutare aktivistë, anëtarë dhe ish luftëtarë të UÇK-së, kanë ngritur iniciativë dhe kanë mbajtur takim në objektin e Shkollës së Mesme Ekonomike, paralelet në gjuhën shqipe, në të cilin kanë konkluduar që këto praktika të emrimeve kafeneve të ndërpriten dhe definitivisht të dëgjohet edhe zëri i aktivit të deritanishëm. Këshilli iniciativë bën ftesë deri te gjithë anëtarësia,këshillat vendorë, kryesia e degës së Kumanovës, këshilltarët aktual të BDI-së në Kuvendin Komunal, anëtarë që përfaqësojnë degën në nivele të ndryshme ekzekutive dhe anëtarë të kryesisë qendrore që në takimin e rradhës të pleqnohen këto probleme dhe të koordinohemi për veprim të mëtutjeshëm.

Takimin e rradhës me të gjithë Këshilli nismëtar e fton nesër në ora 18:00. Për vendin e mbajtjes së takimit do të informoheni përmes kontakt telefonit 071 421 063

Nga Këshilli inicues:

1. Rexhep Rexhepi

2. Berat Ramadani

3. Nuredin Misini

4. Bajram Ademi

5. Idriz Beqiri