Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nuk po ndalet me angazhimet e saj në muzikë.
Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja u paraqit nga një studio muzikore në Nju Jork, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, këngëtarja shkrepi edhe disa fotografi në të cilat u shfaq me një veshje e tëra në ngjyrë gri.
Por, ajo që të binte në sy ishte mbishkrimi që ajo i kishte vënë njërës foto, që bënte thirrje të mos dashurohen në të.
“Dëshiroj të më duash, por mos bini në dashuri me mua” shkruan Bebe, duke e ripërsëritur atë që e kishte thënë edhe më parë.