Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se përmes rrugës së Facebook kanë kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Siç thuhet, arrestimi është bërë në bazë të urdhrit të gjykatës themelore në Krushevc dhe prokurorisë për kriminalitet teknologjik në Beograd.

Bëhet fjalë për D.M. (40) dhe vajza e saj M.A. (22) nga Jasika i Krushevcit.

Ato janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale rrezikim të sigurisë dhe sulm ndaj zyrtarëve.