Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës në Kosovë janë duke u kërcënuar nga disa të rinj në rrejtët sociale se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre. Madje, po paralajmërohet edhe ekzekutimi i tyre. Nëpër rrjetet sociale janë duke u paralajmëruar se do të publikohen edhe video dhe foto komprometuese për të dy të dyshuarit.

Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçarit nga Prishtina.

Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit.

Prokuroria ka intervistuar dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.

Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj.

Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës. Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë “Bellmonde” në lagjen “Arbëria”.

Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga shtë e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë.

Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen “Dardania” dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes “Arbëria”, duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore “Qamil Batalli”.