Të rinjët dhe shokët e të ndijerit 16 vjeçar Aulon Zeka, i cili u vra nga një bashkëmoshatari i tij, po i kërcënojnë me jetë dy të dyshuarit e arrestuar.

Duke u betuar se do të marrin hak, adoleshentët përmes rrjeteve sociale po kërcënojnë edhe me ekzekutim dy të dyshuarit 16 dhe 15 vjeçar.

Pas këtyre kërcënimeve ka reaguar babai i Aulonit, Afrim Zeka, i cili përmes rrjeteve sociale ka kërkuar që çështja e Aulonit t’i lihet drejtësisë.

Ai ka thënë se kjo i takon drejtësisë dhe çdo veprim që mund të merret nga dikush tjetër do ta hidhëroj Aulonin dhe Zotin.

“E  kuptoj qe jeni edhe ju të mërzitur bashk me ne por jan organet e drejtësisë që merren me ktë qështje dhe qdo veprim që ne e marrim Auloni dhe Zoti do të hidherohen me ne por neve na takon të jemi të fortë dhe të lutemi te Allahi i Madhërishëm që ta bën Aulonin tonë banor të Xhenetit.Amin”, ka shkruar Afrim Zeka.