Dhjetëra mesazhe kërcënuese kanë mbërritur në numrat e dy biznesmenëve në Tiranë dhe një të treti në Fushë-Krujë, nga persona të panjohur.
Të dëmtuarit Besnik K. ata i kanë kërkuar një shumë prej 5 milionë lekë të rinj, duke pohuar se më këto ai “do të mbyllte një plagë të vjetër”. Të pandehurit nuk kanë marrë asnjë nga “gjobat”, ndërsa u arrestuan në 12 maj 2016, në një lokal pranë “Zogut të Zi”, ku kishin lënë vendtakimin për “vjeljen” e gjobës.
“Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore të kësaj çështje, ku zbardhen të plota të gjitha komunikimet telefonike të të dy të pandehurve me biznesmenët e dëmtuar.
KERCENIMET NDAJ BIZNESMENIT BESNIK K.
Më datë 26 prill 2016, ora 16:26
Të pandehurit:
“N…, deri më datë 10 maj du 50 milion lek se ke hec me të futme dhe po nuk i solle, të gjithë pjesëtarët e familjes do t’i ther”.
Më datë 27 prill 2016, ora 18:08:
Të pandehurit: “O Nik, a i bone gati ato lek”.
Në 5 maj 2016
Të pandehurit: “Jam Lampi, po nuk më njofte, duhet të ma kesh dëgju emrin në televizor dua 50 miljonshin, mos bo gabim me lëviz hapin se ti di të gjitha lëvizjet, po nuk i bone gati lekët, harroje se ke për të jetu ma dhe pastaj do humbësh shumë gjëra që ke mbas, mos e ngri zërin shumë po deshe që të jetosh, mbyll plagën e vjetër me kaq”.
Më datë 30.04.2016, ora 13:41
Besnik K.: “O shoku, unë s’njoh na i person me këtë emër dhe me sa shof unë ke ngatërru adresë se u bona kaq dhe si kam ronë njeriut në qafë, kështu që kontrollo adresën se je gabim hajd tung”.
Të pandehurit: “Po nuk më bone gati lekët deri më dat 10, do t’i hedh të gjitha pronat në erë, do të mar lekët dhe do të fus plumbin”.
Më datë 04.05.2016, ora 14:17
Të pandehurit: “A do t’i japësh lekët apo jo se është plagë e vjetër, ndoshta ti e ke harru, por unë se harroj dot. A do t’i japësh lekët më dat 10, po apo jo dhe po nuk i solle do të pres në fyt, mos më detyro të boj zhurmë, se pastaj t’i marr 2 fish”./Panorama/