Mbase edhe nuk do të mund t’i përballoni, do të bieni në dashuri me to sepse janë vërtet fantastike, magjike dhe kush e di se si mund t’i quajmë ndryshe, por janë të përsosura shkruan Sovrani.info.

Po flasim për dizajnin më të ri të këpucëve të yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mbizotëron diamanti në përbërjen e këpucëve të reja të dizajnuara nga firma e njohur NIKE. Mbizotëron ngjyra e bardhë me reflektim drite të jastëzakonshëm. Në pjesën e sipërme shkruhet: “Ëndrra e çdo fëmije.” Këto ishin fjalët e Ronaldos kur u transferua në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa nuk mungon as data e debitimit të tij aty.