Ajo është një këngëtare e re. Quhet Vesa Smolica.

Për të ecur përpara, është përballur me oferta të ndryshme.

Mes tyre, edhe oferta seksuale.

Këtë gjë ajo e ka pranuar vetë ndërsa ka folur për emisionin “Top Show”

“Ka patur menaxherë, të cilët, më kanë kërkuar favore seksuale, në këmbim, të një kontrate me ta”, ka thënë ajo.