Këngëtarja e famshme, Cher, ka thënë se është e gatshme të ofrojë “strehim” për emigrantët të cilët janë kërcënuar me dëbim me masën e re të Presidentit Trump, për rreth 800,000 emigrantë të rinj që erdhën në SHBA si fëmijë.

Këtë gjë Cher e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Twitter” ku ka thënë se do t’i ndihmojë ata duke i lejuar që të qëndrojnë në shtëpinë e saj.

“Kushdo që mundet, duhet ta marrë dhe ta mbrojë një “ëndërrimtar” në shtëpinë e tij. Unë jam e gatshme ta bëj këtë dhe njerëzit në kompaninë time gjithashtu”, ka shkruar këngëtarja.