Miriam Cani, këngëtarja e njohur shqiptare ka kohë që i ka munguar ekranit televiziv.

Ajo nuk ka qenë pjesë e ekranit televiziv për shkak të angazhimit të saj në rritjen e vajzës së saj Amelias. Por, tani ajo ka vendosur që të bëhet aktive dhe të rikthehet.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e saj në Instagram:

”Jam e lumtur të rikthehem në atë karrike tashmë për të dëgjuar e shijuar zërat e ëngjejve të vegjël #VoiceKidsAlbania.” është shprehur Cani, e cila gëzon jetë bashkëshortore me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj.