Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, gjithmonë është veçuar për vlerat e tij të mirëfillta muzikore dhe humanitetin e tij.

Këngëtari i hiteve të shumta pothuajse çdo vit organizon një manifestim për mërgimtarët.

Por, ky organizim kësaj radhe ishte më i veçantë.

Aty ishte Cani, një këngëtar, i cili çmendi të gjithë të pranishmit me zërin e tij të ëmbël.

I befasur nga talenti i tij mbeti edhe vetë këngëtari Labinot Tahiri, i cili e priti Canin me duartrokitje.

Cani është 22-vjeçar, nga Ferizaj, ndërsa është rritur në Francë, ku edhe jeton aktualisht.

Ndërkohë që Labi do të fillojë rrugëtimin e tij të ri në skenën politike, duket se Cani do të jetë zëvendësues i tij në muzikë.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë.